Flash

Zbulohet dokumenti i brendshëm i PD-së: Mediat që duhen shmangur dhe mesazhi i duhur

Lapsi.al 1 September 2019
Zbulohet dokumenti i brendshëm i PD-së: Mediat që duhen shmangur

Gazeta Mapo ka publikuar një e-mail, që lidershipi i Partisë Demokratike, u ka dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Kryesisë, dhe ish-deputetëve. Bëhet fjalë për një memo, një material për qarkullim të brendshëm, ku jepen porosi lidhur me strategjinë e komunikimit.

Në këtë tekst, flitet për sondazhet, ku PD rezulton në rritje dhe qeveria në rënie, po ashtu, jepen këshilla për qëndrimet politike për të çmontuar atë që e quajnë, “propagandë të Edi Ramës”. Letra përmend emra gazetarësh dhe mediash, që sipas PD, përdoren nga Rama, dhe po ashtu, ata që cilësohen mercenarë politike.

Sipas memos, mercenarët politikë janë ish-drejtues të lartë të PD, të cilët vihen në shërbim të Ramës, sa herë ai është në vështirësi, duke sulmuar Partinë Demokratike. E-maili u është dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe forumeve drejtuese, me 23 gusht, pra përpara se të ndodhnin disa ndryshime dhe mbyllje të emisioneve kritike në Neës 24, ngjarje të komentuara shumë në publik.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI