Flash

'Kajmaku', Lubonja: Nuk e kuptoj se si një njeri i tillë mund të punojë për njerëzit

Lapsi.al 26 August 2019
'Kajmaku', Lubonja: Nuk e kuptoj se si një njeri i tillë

Analisti Fatos Lubonja komentoi rastin e Agim Kajmakut, i cili sipas fakteve të publikuara nga PD, rezulton i dënuar në Greqi.m Lubonja u shpreh se kriminelët në politikë janë tashmë një fenomen. Ai shtoi se krimi ka depërtuar në nivelet më të larta politike, për shkak të sistemit.

Sipas analistit, Rama bashkëpunon me njerëz me para dhe influencë, të cilët shpesh herë nuk kanë as ndonjë kontribut të veçantë për të qenë kryebashkiakë.

“Sistemi është i tillë që persona të tillë kanë hyrë dhe duan të sundojnë. Ka që thonë se Edi Rama e dinte dhe nuk e dinte. Rama në fakt kap ca njerëz që kanë para dhe me paranë e të fortët qeveris, kjo është mënyra më e thjeshtë për të qeverisur. Ky person thotë që nuk ka qenë i dënuar, mirë, dakord, por pyetja që ngrihet se kush është ky, çfarë kontributi ka dhënë që të zgjidhet kryebashkiak. Janë figura që nuk njihen as nga publiku.

Në bashki ka para, ky është procesi që vazhdon si fenomen. Nuk është vetëm Kajmaku, por edhe Kavaja, ishte edhe Gjushi, edhe Veliaj me kullat. Është tendencë e frikshme. Unë se di sesi një njeri i krimit mund të punoj për njerëzit. Nuk është problemi i njerëzve aq, por i sistemit ku krimi ndjell krimin, gjarpëri ha bishtin e vet dhe helmohet e vijon me helm”, është shprehur Lubonja gjatë një interviste për News 24.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI