Flash

Bushati kujton Migjenin dhe bën thirrje për 'zgjim'

Lapsi.al 26 August 2019
Bushati kujton Migjenin dhe bën thirrje për 'zgjim'

Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në përkujtim të 81 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të madh shqiptar Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës), ka zgjedhur pikërisht poezinë e tij "Zgjimi" për të përshkruar edhe realitetin që po kalon vendi.

"O vullnete të ndrydhura! O vullnete të shtypuna! Shkundni prangat të mbrapshta!" thuhet ndër të tjera në vargjet e Migjenit, ndërsa Bushati nuk dihet se kujt i bën thirrje për zgjim, politikës që e ka futur vendin në krizë, apo popullit që vazhdon dhe i mban mbi kurriz mbrapshtësitë e saj.

ZGJIMI

O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem!

O vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem!

Të cilët n'udhë për në theqafje këtejpari i ranë

dhe vatrat tona në mjerim i përlanë...

O vullnete të ndrydhura!

O vullnete të shtypuna!

Shkundni prangat të mbrapshta! E me brimë ngadhnyese,

me hove viganash, dëshirash flatruese,

turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhë zbritni

- ndosht' aty keni për të gjetë fillin e një hymni,

që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte,

ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.

O vullnete të ndrydhuna!

O vullnete të shtypuna!

Tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitse

drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit,

i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise -

a dijë se të Birt' e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI