Flash

Qeveria “injoron” FMN-në, PPP-të kthehen në normë. Jepen 3 konçesione të tjera

Lapsi.al 26 August 2019
Qeveria “injoron” FMN-në, PPP-të kthehen në

Gjatë muajit gusht janë shpallur procedurat e dhënies së 3 konçesioneve. Bëhet fjalë për konçesionet për ndërtimin e Portit të Jahteve “Marina Rodon”, të Portit “Marina Limon” në Sarandë, si dhe për infrastrukturën arsimore, që ka si kërkues Bashkinë e Tiranës.

Sipas të dhënave të paraqitura në “Open Data Albania”, konçesioni për Partneritetin Publik Privat (PPP) të Portit të Jahteve “Marin Rodon” është shpallur si procedurë në datën 6 gusht. Porti është projektuar të ndërtohet në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit të Rodonit dhe afati për këtë kontratë është 35 vjet.

 

 

Po ashtu, investimi në portin tjetër konçesionar, “Marina Limon”, që do të jetë i vendosur në qytetin e Sarandës, është parashikuar me fonde të privatit dhe me afat kontrate prej 35 vjetësh. Ndërsa, konçesioni tjetër, “për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Zonën nr 4, për Projektim, Financimin, Ndërtimin, Mobilimin, Mbikëqyrjen dhe Kolaudimin e katër objekteve arsimore në njësitë administrative nr 8, numër 3 dhe Dajt”, do të financohet si projekt nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit. Afati i këtij projekti është parashikuar me 7 vjet afat kontrate dhe 18 muaj ndërtimi.

Në një fushëpamjë më të gjerë, PPP-të duket të jenë kthyer në normën e realizimit të projekteve për ndërtimin e godinave të disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit. Pas shembjes së stadiumit “Qemal Stafa” për të ndërtuar “feniksin e futbollit shqiptar”, Arenën Kombëtare, si edhe pas projektit për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar nëpërmjet PPP-ve, qeveria shqiptare ka planifikuar që edhe godinat e reja për Bibliotekën Kombëtare dhe Kampusin Universitar në Tiranë, të ndërtohen nga subjekte private.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka theksuar në daljet e tij publike se PPP-të nuk janë një shpikje e tij personale, por një mënyrë për të realizuar më shpejt projektet. Por, sidoqoftë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka paralajmëruar së fundmi për rreziqet që mund t’i vijnë Shqipërisë në sektorin publik si rrjedhojë e borxhit të lartë publik, projekteve me partneritet publik privat (PPP), detyrimeve potenciale në rritje që rrjedhin prej tyre dhe dobësisë së institucioneve publike dhe qeverisjes ekonomike në përgjithësi.

Shqipëria përballet me boshllëqe të konsiderueshme në infrastrukturë në krahasim me rajonin, gjë që aktualisht po adresohet përmes përdorimit të gjerë të PPP-ve. Më shumë se 200 projekte PPP (31 përqind e PBB-së) janë kontraktuar, dhe të tjera me vlerë rreth 15 përqind e PBB-së janë në proces. Megjithatë,paralajmëron FMN, PPP-të nuk janë të integruara mirë në kuadrin e përgjithshëm të menaxhimit të investimeve publike, për vlerësimin e fizibilitetit, përballueshmërisë dhe rreziqeve. Në të njëjtën kohë, pagesat e parashikuara të buxhetit vjetor për PPP-të (të financuara nga qeveria) po i afrohen tashmë kufirit të ligjshëm që arrin në 5 përqind të të ardhurave fiskale të vitit të kaluar.”- vëren FMN.

Të këshilluara

Zhduket në Llogara një çift nga Hungaria

Një çift nga Hungaria ka dhënë alarmin SOS. Ata janë bllokuar në malin e Llogorasë dhe kanë kërkuar ndihmë. Sipas burimeve të policisë, çifti ka dalë për të eks...

21:32

Aksident në Mat, humb jetën 33-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Klos - Dars në Mat, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Sipas policisë, B.K, duke drejtuar au...

18:04

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI