Flash

“Pse po e hap atë vrimë?”/ Zbardhen dëshmitë për vrasjen e Indrit Çelajt

Lapsi.al 25 August 2019
“Pse po e hap atë vrimë?”/ Zbardhen dëshmitë

Sipas dëshmive të dy punëtorëve në vilën ku punonte Indrit Çelaj në momentin kur u vra, ndaj tij ka qëlluar Griseldo Kusi.

Në dëshmitë e zbardhura nga News24 dy punëtorët kanë dhënë një version pothuajse të njejtë të ngjarjes. Sipas tyre, Griseldo Kusi (Eldo siç e thërrisnin), ka ardhur i vetëm në objekt atë ditë. Ai sipas tyre vinte disa herë për të kontrolluar punimet. Me të dëgjuar një zhurmë trapani në një nga tualetet e katit të parë ku po punonte Indit Çelaj, Griseldo Kusi kishte shkuar atje i nervozuar, sipas dëshmive të punëtorëve.

“Po këtu ç’bëhet” i kishte bërtitur ai me zë të lartë Çelajt, “Çfarë po bën, përse e hap atë vrimë aty dhe ku do e çosh shkarkimin e kondicionerëve” kishte vazhduar ai. Sipas dëshmive Indrit Çelaj i ishte përgjigjur se nuk e dinte se ku do të ishte shkarkimi. Griseldo më pas i tha “kur se di ti nga do ta di unë”. Në këtë moment ai kishte nxjerrë pistoletën dhe ja kishte vendosur në kokë Indrit Çelës dhe më pas kishte qëlluar.

Sipas dëshmive Griseldo Kusi kishte marrë gëzhojën dhe ishte larguar me shpejtësi. Njëri nga punëtorët në dëshminë e tij deklaron se mbas ngjarjes ai ishte larguar i frikësuar në shtëpi.

Paraditen e sotme gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për Bujar Kusin, babain e dy vëllezërve Kusi në kërkim. Ai i tha gjykatës se nuk ndodhej në vendngjarje kur kishte ndodhur krimi por kur kishte mbërritur kishte mësuar se Çelaj ishte konfliktuar me dikë tjetër më parë.

Ky episod nuk shfaqet në dëshmitë e dy punëtorëve. Gjithashtu nuk përputhet edhe fakti se një i person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje, Lorenc Veliaj, ka deklaruar se vëllezërit Kusi i kanë kërkuar atij të kryejë krimin në këmbim të parave.

Gjykata la në burg edhe kontraktuesin e punëtorëve, Ferdinand Bakalli si dhe të dyshuarin Ali Sula. Për punëtorin Luan Caka u dha masa “arrest shtëpie”.

Të këshilluara

Aksident në Mat, humb jetën 33-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Klos - Dars në Mat, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Sipas policisë, B.K, duke drejtuar au...

18:04

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI