Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pranë një pike karburanti në Lezhë, pranë kryqezimit të Shënkollit.
Zjarri ka përfshirë një hapësirë të konsiderueshme dhe përhapja e flakëve favorizohet nga era, duke rrezikuar zonën përreth.
Sipas të dhënave paraprake, forca të shumta policie dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje për të shmangur pasoja fatale.
Deri tani, raportohet për 3 të lënduar dhe dëme të shumta materiale.
https://www.youtube.com/watch?v=ArrN94-Ufxg