Flash

Fjetja 700 euroshe! Ish-deputetja: Çuditën botën me babëzinë e tyre, hip-zbrit avionëve...

Lapsi.al 24 August 2019
Fjetja 700 euroshe! Ish-deputetja: Çuditën botën me

Publikimi në media të faturave të kripura të udhëtimeve të punës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë vitit 2018 deri në qershor të vitit 2019, ka shkaktuar një valë reagimesh tek qytetarët, që madje e kanë pyetur kryeministrin Edi Rama në një nga postimet e tij në rrjetet sociale, se kur do ta shkarkojë titullaren e një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit.

Ky lajm medoemos nuk është mirëpritur as në radhët  e opozitës së bashkuar joparlamentare. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka reaguar për çështjen në fjalë duke bërë një krahasim mes udhëtime të kushtueshme të Gjonajt dhe faturave të hoteleve që arrinin deri në 700 euro nata, me “varfërimin çdo ditë të qytetarëve, pasi në xhepat e tyre janë futur duart e paskrupullta të qeverisë”.

“Ministrja e Edi Rames, Etilda Gjonaj, ka standart tjeter, nga ai i qytetareve te varfer te ketij vendi, nese nje familje merr 3000 leke te reja ndihme ekonomike, edhe kete pasi kalon ne disa filtra abuzive te perzgjedhjes, zonjeza, preferon hotelet ku paguhet 700 euro nata. Pra nje nate luksi per Etilda Gjonaj eshte dy vite buke per nje familje ne nevoje, kaq nuk paguhet as nje mjek i cili punon ne kushte te veshtira per te shpetuar jete njerezish, po ashtu do ta kishte enderr nje mesues, inxhinier, apo nje profesor qe ka nje jete ne auditore.”- shkruan Pampuri në llogarinë e saj në “Facebook”.

Pampuri e ka konsideruar këtë si të turpshme dhe shkruan se “ndrikullat e Ramës, sapo ulen në karriget e ministrore vendosin maskën e ‘aristokratit’ dhe në kurriz të qytetarëve, hipin e zbresin avioneve, duke çuditur botën me luksin e tyre prej të babëzituri”.

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI