Flash

Si e krisën protestat imazhin ndërkombëtar të Ramës

Përgjatë 13 viteve si kryeministër, Edi Rama u investua të krijonte imazhin e “politikanit -artist” në skenën ndërkombëtare, por protestat maratonë të muajit të fundit duket se po e krisin atë.

10:41 Blerina Gjoka

Çështja "Kajmaku"/ PD i drejton 3 pyetje Ramës dhe ministres Balluku

Lapsi.al 24 August 2019
Çështja "Kajmaku"/ PD i drejton 3 pyetje Ramës dhe

Partia Demokratike vijon të ngulmojë në vërtetësinë e pretendimit të ngritur për një të kaluar kriminale të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut, kandidatit të Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit.

Në një postim në llogarinë e tij në "Facebook", Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar shpjegime për çështjen në fjalë, si edhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të cilën e konsideron si bashkëpunëtore të kreut të qeverisë në fshehjen e dënimit dhe dëbimit të Kajmakut nga Greqia. “Duke e mbuluar me heshtje krimin e kandidimit të një tjetër krimineli, Edi Rama nuk ka për ta mbuluar dot të vërtetën, të cilën shqiptarët kanë për ta mësuar shumë shpejt!”, shprehet ndër të tjera Bardhi.

Në kërkesën e depozituar pak ditë më parë në Prokurori për verifikimin e figurës së Kajmakut, PD-ja bazohet në të dhënat e bëra publike më herët, që ngrejnë pretendimin se kreu i njësisë vendore të Vorës ka qenë i arrestuar në Greqi. Në këto kushte, sipas PD-së, Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike.

Njësoj si në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të dorëhequr të Shkodrës, Valdrin Pjetri, PD-ja i është referuar të dhënave të sistemit TIMS, nëpërmjet të cilave, sips selisë blu rezulton se Kajmaku nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë.

Reagimi i plotë:

Edi Rama dhe Belinda Balluku bëjnë sikur nuk e kanë dëgjuar të vërtetën e zbuluar nga Partia Demokratike se kandidati i tyre për Vorën Agim Kajmaku ka një dosje të hapur penale në Greqi me emrin Jorgo Toto.

Edi Rama nuk mund të bëjë sikur nuk dëgjon, sikur nuk shikon, sikur nuk flet! Strategjia e tij e mbrojtjes për çdo kriminel që fut në politikë, është e dështuar!

Edi Rama kontrollon të gjithë strukturat e shtetit dhe mund të verifikojë informacionet mbi të kaluarën kriminale të çdo personi brenda 1 ore. E ka bërë ketë edhe në rastin e Agim Kajmakut të Vorës, prandaj fshihet pas heshtjes. Bashkë me Belindën e tij, me të cilën shpërfillën socialistët e Vorës, bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, me shpresën se do fitojë kohë dhe do të përdorë “katicat” në prokurorinë e kontrolluar prej tij për të fshehur të vërtetën.

Janë Edi Rama dhe Belinda Balluku ata që detyruan Agim Kajmakun të të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale në Greqi. Njëlloj siç bëri edhe Valdrin Pjetri për të fshehur dënimin për trafik droge, edhe Agim Kajmaku i Vorës, publikoi dëshminë e penalitetit si çertifikatë virgjërie. Ky dokument nuk ka asnjë vlerë, sepse nuk provon që një person nuk ka probleme me drejtësinë greke.

Ajo që vlen për shqiptarët është përgjigja që duhet të japin Edi Rama dhe Belinda Balluku për mikun e tyre të Vorës me të kaluar kriminale.

Çfarë lidhje ka data 14 Janar 2003 me kandidatin e tyre në Vorë?

Pse kandidati i tyre i Vorës nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri?

Çfarë lidhje ka kandidati i tyre në Vorë me shtetasin me identitetin e rreme “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parascevi”?

Duke e mbuluar me heshtje krimin e kandidimit të një tjetër krimineli, Edi Rama nuk ka për ta mbuluar dot të vërtetën, të cilën shqiptarët kanë për ta mësuar shumë shpejt!

Skenari ku Edi Rama bën të paditurin, është i diskretituar para shqiptarëve në dhjetëra rastët, kur ai është kapur në flagrancë, duke bashkëpunuar me krimin.

Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse me krimin ai mund të pasurohet më lehtë dhe më shpejt. Prandaj, Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri.

Të këshilluara

Aksident në Laç, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Laç. Ngjarja ka ndodhur pranë Milotit, ku dy makina janë për...

16:09

Fier, një burrë gjendet i vdekur në banesë

Një shtetas është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Apollonia” në Fier. Raportohet se në katin e tretë të një pallati është gjetur i pajetë ...

13:42

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI