Një ditë pasi ka bërë xhiron e rrjetit për faturat e kripura për t’u akomoduar në hotele luksi në Evropë, një reagim ka ardhur sot nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se lajmi ishte i gabuar, Gjonaj nuk e ka komentuar drejtpërdrejt faturën e bërë publike në medie. Ajo ka përdorur fjalët e Nelson Mandelës në reagimin e saj, ku ndër të tjera thotë se: “Sa here që kryejmë investime në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, më kujtohet natyrshëm shprehja e Nelson Mandelës, i cili vite më pare do të nxiste reflektimin e gjerë institucional duke i thënë botës: “Nuk mund të themi se e njohim vërtet një komb nëse s’kemi qenë brenda burgjeve të tij. Çdo vend, duhet të gjykohet jo se si i trajton qytetarët e tij në kushte të mira, por ata në kushtet më të vështira!”
Reagimi i plotë i Etilda Gjonajt:
Sa here që kryejmë investime në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, më kujtohet natyrshëm shprehja e Nelson Mandelës, i cili vite më pare do të nxiste reflektimin e gjerë institucional duke i thënë botës: “Nuk mund të themi se e njohim vërtet një komb nëse s’kemi qenë brenda burgjeve të tij. Çdo vend, duhet të gjykohet jo se si i trajton qytetarët e tij në kushte të mira, por ata në kushtet më të vështira!”
Nisur edhe nga kjo, vëmendja jonë ndaj sistemit penitenciar vazhdon të zgjerojë më tej kapacitetet, pasi ndër të tjera për herë të parë po i jepet zgjidhje në mënyrë të posaçme trajtimit të personave me vendim gjykate “mjekim i detyruar”.
