Flash

Berisha jep një tjetër variant për shkakun e shpërthimit në Lezhë

Lapsi.al 25 August 2019
Berisha jep një tjetër variant për shkakun e shpërthimit

Pas shpërthimit në një pikë karburanti në Lezhë ku mbetën të plagosur 7 persona, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë, ish-kryeministri Sali Berisha zbardh edhe shkakun që sipas tij ndodhi ngjarja. Sipas Berishës, ndërprerja e energjisë ka shërbyer si motiv për shpërthimin e bombolës së gazit me të cilën mbusheshin makina. Policia e cilësoi rastin si aksidental, pa dhënë detaje të tjera, ndërsa konfirmoi se numri i të plagosurve ishte 7 persona.

Postimi i plotë i Berishës:

“Miq, nje shperthim i nje pike te karburantit ne Lezhe ka plagosur mbreme 6 qytetare, nder te cilet dy ne gjendje te rende. Duke ju uruar nga zemra sherim te shpejte dhe te plote te plagosurve, denoncoj gjithashtu gjendjen jashte kontrolli qe ekziston ne segment te narkoshtetit te Edvin Mafise. Ne nje mesazh qytetari dixhital denoncon se shkak te aksidentit gjendjen mjerane te rrjetit elektrik ne ate zone dhe nderprerjen e energjise nga OSHE aty.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

"Shpërthimi tek Ekooil pranë kryqëzimit të Shenkollit ka ndodhur në momentin kur ka patur masë e energjisë elektrike e cila ka munguar. Ajo është një ndër zonat më të amortizuara dhe të persekutuara përsa i përket stabilitetit te energjisë elektrike . Sapo të ketë pak erë ose shi vendasit përgatiten me qirinj edhe sot që energjia elektrike paguhet rregullisht . 6 vjet asgjë Punëtori i karburantit ka shkuar të aktivoje gjeneratorin pasi janë fikur dritat dhe është krijuar shkëndija e cila ka qënë motivi i shperthimit!” – thuhet në mesazhin që publikon Berisha.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI