Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi me anë të një statusi në “Facebook” përgënjeshtron ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke thënë se ajo ka paguar 700 euro në natë për dhomë në hotel.
Vokshi shprehet se Gjonaj ka paguar 700 euro për person, nënshkruar me emrin e saj personal dhe ka rezervuar një dhomë. Ish-deputetja demokrate ka publikuar edhe dokumentet, ku faktohet sipas saj, se ministrja ka rezervuar një dhomë për një natë për shumën e konsiderueshme 700 euro.
“Faturat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. Dhoma e luksit me 700 euro nata:
- Është në emrin e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
- Është dhomë teke.
- Është dhomë e paguar për 1 person, ku, normalisht, nuk mund të gjente strehë gjithë delegacioni, siç mashtron ministrja e Edi Ramës” – shkruan Vokshi. ©LAPSI.al






