Flash

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Transferimi i dosjes "184"/ Basha paralajmëron Markun dhe Prelën: "Katica", do të dënoheni nga ligji

Lapsi.al 22 August 2019
Transferimi i dosjes "184"/ Basha paralajmëron Markun dhe

Pas takimit të zhvilluar me ambasadorin e ri gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka adresuar akuza të ashpra ndaj prokurores së Përgjthshme, Arta Marku dhe prokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela, për transferimin hetimit të dosjes 184 në Prokurorinë e Dibrës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kryedemokrati i quajti prokuroret si “Katicat” e Shqipërisë, duke bërë një analogji me prokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, emri i të cilës është njollosur nga një  skandal i madh korrupsioni të njohur si rasti “Zhvatja”.

Sipas Bashës, mbyllja e dosjes 184 “nga Katicat e Ramës bëhet për të hequr dosjen nga SPAK-u”.

Dy Katicat e Shqipërisë po mbrojnë politikanët e kapur në vjedhje dhe nuk po punojnë për ti cuar para ligjit politikanë që kanë vjedhur votat apo paratë e shqiptarëve, po bëjnë përpjekje për të mbyllur një cështje që e ka marrë vesh gjithë bota, përmes përgjimeve të Bild”- u shpreh Basha.

Lideri i opozitës së bashkuar joparlamentare shton se “me veprimet që kanë marrë të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji, për shpërdorim detyre me qëllim mbulimin e një vepre të rëndë kriminale, sic është ngritja e një grupi të strukturuar kriminal, me përfshirje të përfaqësuesve të policisë, ministrisë, deputetëve të PS për të vjedhur zgjedhjet në Dibër”.

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI