Është zbuluar vendodhja e njërit prej të dyshuarve të megagrabitjes së 6.5 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, pejanit Ragip Hajdini, gjatë ekzekutimit të planit nga Admir Murataj dhe grupi i armatosur në mesditën e 9 prillit.
Referuar pamjeve të siguruara nga televizioni informativ “Neës 24”, rezulton se Hajdini që thirrej me nofkën “Daja”, ndodhej me një grup miqsh në Spitallë, kur grabitësit kaluan rrethimin e Rinasit dhe morën prej barkut të një avioni shumën e konsiderueshme të parave.
Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria për Krime të Rënda, janë dërguar për ekspertizë. Hajdini u arrestua mbi bazën e dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasit, i cili flet për një takim mes pejanit dhe Admir Muratajt, që mbeti i vrarë pas grabitjes.
https://www.youtube.com/watch?v=qwoSo5CifCc&feature=player_embedded