Në dallim nga debatet televizive, ku parapëlqen të gjendet i vetëm përballë një gazetari, në rrjetet e tij sociale, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet një morie ndjekësish, që pothuajse gjithnjë i drejtojnë pyetje apo komente pikante dhe sikletosëse, duke e vënë në vështirësi shefin e qeverisë, i cili shpeshherë është mjaftuar duke iu kthyer përgjigje evazive.
Pasi njoftoi përmes një shënimi në “Facebook” se për çështje ditësh, do të përfundojnë punimet e 7 urave, sipas tij, spektakolare në Rrugën e Kombit, shumë komentues shkojnë përtej dukjes dhe propagandës, duke vënë theksin tek vështirësia e qarkullimit në Fushë-Krujë, ndërsa të tjerë shprehen të pakënaqur me taksës e vendosur.
“Shoku rama e bukur perfundimi ures po esht pak nje ure qe ke ber se trau me token e gjyshit tim esht dhe un paguj 660L kurse te huajt paguajn 5 euro me pak se je shiptaret po vendos pak dor tek cmimi rruges se na e bere vendlindjen me shku veq nje her ne vit”-shkruan një komentues.
Replikat:
