Flash

SPAK/ Ambasada e SHBA-së publikon skemën: Mësoni si do hetohen "të paprekshmit"

Lapsi.al 20 August 2019
SPAK/ Ambasada e SHBA-së publikon skemën: Mësoni si do hetohen

Ambasada e Shteteve të Bashkuaratë Amerikës në Tiranë, ka postuar në faqen zyrtare në “Facebook” një video mbi veprimtarinë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK),  i cili do të jetë një organi i pavarur që pritet të ngrihet së afërmi, për të hetuar  rastet e korrupsionit në nivelet më të larta.

Sipas përfaqësisë diplomatike amerikane, SPAK-u do të jetë një strukturë jo e politizuar, që do të hetojë dhe do të ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë.

Mesazhi i Ambasadës së SHBA-ve:

Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK.

Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit.

 

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/441744029753439/?v=441744029753439

 

Të këshilluara

Valdrin Pjetri jep gjurmët e gishtërinjve

Valdrin Pjetri depoziton gjurmët e gishtërinjve në laboratorin shkencor pranë Ministrisë së Brendshme. Kërkesa ishte bërë që në datën 9 gusht nga Drejtoria e De...

22:21

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI