Flash

Nis operacioni "fshesa" nëpër Bashki, shkarkohen 66 punonjësit e parë

Lapsi.al 20 August 2019
Nis operacioni "fshesa" nëpër Bashki, shkarkohen 66

Ka nisur operacioni “fshesa” në Bashkinë e Selenicës, ku kryetari i porsaemëruar në detyrë, Pëllumb Binaj, ka nënshkruar për shkarkimin e 66 punonjësve të kësaj njësie vendore.

Sipas informacioneve të marra në rrugë jozyrtare, punëtorët e shkarkuar shërbeninin në sektorin e shërbimeve publike, kryesisht në pastrim dhe gjelbërim.

Binaj është shprehur se kjo ndërprerje kontrate me 66 punonjësit është bërë në bazë të urdhrit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas Binajt, në janar të këtij viti, raporti i KLSH-së ka vërejtur se për 66 punonjës të Bashkisë së Selenicës, me kontratë të pjesshme dhe që paguheshin me vetëm 12 mijë lekë të rinj në muaj, nuk zbatohej ligji mbi Kodin e Punës.

Binaj shton se urdhri i KLSH-së nuk është zbatua sipas kërkesës së KLSH-së, që kishte caktuar afat ndërprerjen e kontratave deri në muajin mars të 2019-s.

Të këshilluara

Valdrin Pjetri jep gjurmët e gishtërinjve

Valdrin Pjetri depoziton gjurmët e gishtërinjve në laboratorin shkencor pranë Ministrisë së Brendshme. Kërkesa ishte bërë që në datën 9 gusht nga Drejtoria e De...

22:21

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI