Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Zidane paqe me Bale; 10 merengues mjaftojnë të shkatërrojnë Celta Vigo

Lapsi.al 17 August 2019
Zidane paqe me Bale; 10 merengues mjaftojnë të shkatërrojnë

Real Madrid duhej të përfitonte nga hapi fals i Barcelonës, por në “Municipal de Balaidos" të Vigos nuk është asnjëherë e lehtë. E megjithatë merengues e bëjnë duke thyer 1-3 Celta me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq në fillimin e pjesës së dytë të Luca Modric. Për tu shënuar paqja e kondicionuar nga dëmtimi i Hazard, mes teknikut Zinedine Zidane e Gareth Bale, nga minuta e parë në fushë.

Karim Benzema e shënoi golin e parë të Real Madrid, duke e bërë të dukej e thjeshtë fitorja përballë Celta Vigo, edhe pse vendasit zotëruan topin në pjesën më të madhe të kohës. Francezi i ndëshkoi në minutën e 12 të ndeshjes, ndërsa prapavija e Blancos rezistoi pa kaluar asnjë rrezik me përjashtim të golit të anulluar me VAR të Brais Mendez, që u gjet në pozicion jashtë loje.

VAR penalizoi Vigon në kërë rast, por i dha superioritetin numerik në minutën e 56, duke ndihmuar në kartonin e kuq për mesfushorin Luka Modric, pas ndërhyrjes së ashpër të kroatit ndaj Denis Suarezit. E pikërisht me 10 lojtarë, që Real tregoi supremacinë e vërtetë, duke

shënuar edhe dy gola të tjerë. Toni Kroos realizoi një supergol në minutën e 61-të, ndërsa një asist i Benzema e nxorri Lucas Vazquez në pozicionin e duhur për të shënuar golin e tretë në minutën e 80 të ndeshjes.

Goli i Iker Losada shërben vetëm për statistika, pa e penguar Real Madrid ti gëzohet tre pikëve të para, në një kampionat që u duk se nisi keq për ta për shumë dëmtime të pësuara, por në fushë rezultoi krejt ndryshe. E tani, kundër Real Valladolidin më 24 gusht, Zidane është shumë më i qetë.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Pasi një efektiv qëlloi me plumb gome në shpinë deputetin demokrat Kliti Hoti para Kryeministrisë, Berisha akuzoi se polici kishte marrë urdhër për të vrarë, ndërsa ministri Ervin Demo kërkoi pezullimin e efektivit dhe hetimin e asaj që e cilësoi si një rast të dyshuar individual.

16:22

Me sytë katër

PAPARAZZI