Flash

"Nuk kam parë kurrë njeri të veshur më keq": Boateng nuk kursen kritikat e vlerësimet për kampionin italian

Lapsi.al 17 August 2019
"Nuk kam parë kurrë njeri të veshur më keq":

Kevin Prince Boateng ka folur për Federico Chiesa, yllin e ri të Fiorentina. Si gjithnjë ish-milanisti del nga skemat e përvec nënvizimit të kualiteteve njerëzore e profesionale të shokut të ri të skuadrës, nxjerr në pah atë që sipas tij është difekti kryesor i sulmuesit, imazhi.

"Duhet ta coj Federico për shopping, por shumë në fakt, vishet në mënyrë të tmerrshme - ka thënë Boateng për La Nazione -. Sepse për pjesën tjetër, ka numra të jashtëzakonshëm. Jashtë fushës është një djalë i mirë: më ka thënë se nuk mund të ece në qendër të Firences, sepse njerëzit e ndalojnë vazhdimisht. E unë i thashë, po unë cfarë duhet të them, që më njohin në gjithë botën e jo vetëm në Firence si ty. Bejmë shpesh shaka".

Por vlerësimet për sulmuesin e Italisë vazhdojnë: "Më besoni: Chiesa është e një tjetër kategorie. Ka gjithcka: teknikë, forcë, shpejtësi, egërsi, goditje, dribling. Nëse do të kenë mendjen e duhur, mund të bëhet një nga tre lojtarët më të mirë në botë. Ndoshta edhe më i forti, ai të bën keq edhe i vetëm. Në këto nivele është mendja që bën diferencën, sepse ca talent për të luajtur e kemi të gjithë, kush më pak e kush më shumë. Por Federico është një nga ata që nëse i shkon në mendje të jetë më i miri, e arrin. Kini parasysh se është hera e parë që them dicka të tillë për një shok skuadre".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI