Flash

Milan kërkon zëvendësusin e Cristiano Ronaldos tek Real Madrid

Lapsi.al 17 August 2019
Milan kërkon zëvendësusin e Cristiano Ronaldos tek Real Madrid

Raporti mes Real Madrid dhe Milan zgjat prej një jete, por është konsoliduar edhe më shumë nga tratativa e Theo Hernandez. Real Madrid është tregu i ëndërrave, jo vetëm për Milan, por shumë klube europiane kanë hedhur sytë nga lojtarët "e padëshiruar" të Zinedine Zidane. Por ndërkohë, merengues kanë ftuar në tryezën e bisedimeve kuqezinjtë për një goditje të re në javën e fundit të merkatos.

Objektivi numër një i Boban e Maldini mbetet Angel Correa, por bisedimet mes Rodrigo-Atletico janë bllokuar, e si rrjedhojë edhe shitja e argjentinasittek Milan është në fazë pritje. Ndoshta mund të konkretizohet në fund të sesionit të merkatos e me kampionatin e nisur. E në këtë pikë, Real ka ndërhyrë, për ti propozuar Milan lojtarët e tyre në dalje, që nuk janë shumë të kushtueshëm, si janë për momentin Luka Modric, James Rodriguez e Gareth Bale. Në tryezën e bisedimeve është Mariano Diaz, 26 vjecari që erdhi në Bernabeu për të zëvendësuar Cristiano Ronaldo, duke marrë madje edhe numrin 7, por nuk nuk arriti as të ishte titullar e jo më të bënte të harrohej portugezi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI