Flash

Efekti Dzeko me pasoja për Inter, Napoli e Juventus: për Icardi vetëm dy opsione

Lapsi.al 17 August 2019
Efekti Dzeko me pasoja për Inter, Napoli e Juventus: për Icardi

Rinovimi surprizë i Edin Dzeko me Roma komplikon dyfsh planet e Inter. Zikaltrit shpresonin të arrinin tek boshnjaku, duke futur në tratativë Mauro Icardi (me pagesë në favor të Inter) e ndërkohëtani gjenden në kërkim të një sulmuesi të dytë për të pozicionouar krah Romelu Lukaku. Nga ana e tij qendërsulmuesi argjentinas ka vetëm dy alternativa para vetes: Napoli e Juventus.

Të kaltrit vendosin në tavolinë 60 milionë euro e sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport në ditët e kaluara disa lojtarë të napoletanëve kanë kontaktuar Maurito për të tentuar ta bindin të pranojë ofertën e De Laurentiis: një presing për ti lënë të kuptojë që në San Paolo do të rikthehej idhull i tifozërisë. Por 26 vjecari nga Rosario nuk ka vendosur ende sepse thirrja e Juventus është shumë e fortë. Bardhezinjtë kanë nevojë për kohë, për të sistemuar Paulo Dybala, edhe sepse Higuain duket se do të mbetet në Continassa nën urdhërat e Sarri (tjetër efekt i rinovimit të Dzeko). Hipoteza Psg është ende e gjallë: francezët nuk do të bëjnë lëvizjen finale derisa Neymar të largohet (e pas kalimit të Coutinho tek Bayern rikthimi i O Ney tek Barça duket më i komplikuar).

Inter nuk ka ndërmend të presë gjatë e në cdo rast do të lejonte lojtarin të shkonte në Torino vetëm në këmbim të Dybala, që mund të konkretizohet në orët e fundit të merkatos. Drejtuesit e Inter ndërkohë po nxitojnë ti japin Conte një tjetër përforcim në sulm. Serbi Jovic, që nuk është në planet e Zidane, është një nga emrat në tavolinën e Suning. Lista përfshin edhe Ante Rebic (plani B me kosto 40 milionë), ish-juventinin Fernando Llorente pa kontratë si dhe Alexis Sanchez, edhe pse Solskjaer pretendon se kileni dëshiron të qendrojë tek United. Timo Ëerner (kontrata e të cilit me Lejpzig skadon në 2020) duket se i është premtuar Bayern.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI