Flash

Barcellona humbet Neymar. Në Francë të sigurtë: "Mund të qendrojë tek Psg"

Lapsi.al 17 August 2019
Barcellona humbet Neymar. Në Francë të sigurtë: "Mund

Tani po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Coutinho i ka dhënë lamtumirën Barcellona për të shkuar tek Bayern Munchen, duke e bërë në ngjitje rrugën e kthimit të Neymar në Spanjë. Ashtu si bën të ditur As, braziliani ishte lojtari më i preferuar nga Psg e një nga të paktët të disponueshëm të transferohej nën Kullën Eiffel. Francezët mbeten të palëvizur në pjesën e pagesës cash (të paktën 100 milionë euro) e katalanasit, pasi investuan 75 milionë për De Jong e 125 për Griezmann, nuk kanë burimet e nevojshme prë një tjetër shpenzim të këtij lloji.

Blaugrana mund të fusin në tratativë Ousmane Dembe: Leonardo e vlerëson shumë por ish-lojtari i Borussia Dortmund kërkon ti luajë shanset e tij në Camp Nou pavarësisht konkurencës së madhe përpara. Kështu, në këtë pikë në lojë mund të futet Real Madrid (sipas njoftimeve blancos nuk kanë ndërmend të sakrifikojnë Vincius, ndryshe nga sa ishte menduar në një moment të parë).

E në Francë ka nisur tashmë të fitojë terren idea për qendrimin e Neymar: sipas edhe deklaratave të Leonardo. Drejtori sportiv ka dalë në mbrojtje të 27 vjecarit, duke sulmuar hapur tifozët në Parc de Prince: "Ka bërë gabime. Më parë nuk e njihja, por sa më shumë kalojnë ditët e aq më shumë mendoj se është një djalë i mirë. Eshtë ende një lojtar i yni e në fushë është një lojtar i jashtëzakonshëm". Drejtuesi i parisienëve duket se po përgatit terrenin, i bindur se fraktura me publikun mund të ngjitet.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI