Flash

Video/ Kore e duartrokitje në dhomat e zhveshjes: kështu Athletic nderoi Aduriz pas golit me Barcelonën

Lapsi.al 17 August 2019
Video/ Kore e duartrokitje në dhomat e zhveshjes: kështu Athletic
"Nuk mund të mendojmë mënyrë më të mirë për të filluar ditën". Ky është mesazhi i postuar në Twitter nga Athletic Bilabo, të nesërmen e fitores ndaj Barcellona, në javën e parë të La Liga. Klubi bask ka dashur të bëjë pjesëmarrës të gjithë tifozët në atë që ndodhi në dhomat e zhveshjes, pas fërshëllimës së trefishtë të arbitrit: autori i golit të mrekullueshëm në akrobaci, Aritz Aduriz, është pritur nga shokët e skuadrës me një duartrokitje të gjatë e një kor të dedikuar për të: "Aritz Aduriz, lolololololo, Aritz Aduriz...". "Futbolli është i bukur sepse atëherë kur nuk e pret topi hyn në portë. Sidoqoftë jam i lumtur për lojën e jashtëzakonshme të skuadrës. Barcellona është shumë e fortë, por arritëm të vuajmë e të marrim fitoren", ishin fjalët e Aduriz. Sulmuesi ka falenderuar më pas tifozët: "Mbështetja e San Mames është e pabesueshme. Ishte spektakolare nxitje e publikut ". Në qershor 38 vjecari, ish-Valencia do të varë këpucët në gozhdë: "Gjithcka ka një fillim e një fund. Jam me fat sepse mund të zgjedh kur të ndaloj e në vendin që dëshiroj".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI