Flash

Video/ VAR i heq fitoren City: Super Sterling nuk mjafton, Tottenham mur në Etihad

Lapsi.al 17 August 2019
Video/ VAR i heq fitoren City: Super Sterling nuk mjafton, Tottenham mur në

Spektakël i jashtëzakonshëm në ndeshjen e madhe të javës së dytë të Premier League: në Etihad Stadium, Manchester City e Tottenham barazojnë 2-2, duke lënë në krye të klasifikimit me pikë të plota vetëm dy skuadra, Arsenal e Liverpool. Një super performancë e Sterling dhe Citizens, që iu mohua fitorja në shtesë vetëm nga ndërhyrja e VAR (edhe pse e drejtë), që fshiu lumturinë e golit për Gabriel Jesus.

Skuadra e Guardiola rrëmbeu menjëherë avantazhin në minutën e 20' me Sterling, që me kokë gjeti këndin e largët të Lloris, në krosimin perfekt të de Bruyne. Vetëm tre minuta zgjati euforia e Citizens, sepse rikthimi i Spurs është i frikshëm, në gol me Lamela, në një ekzekutim inteligjent në hyrje të zonës. Por në të 35' është akoma City që kalon në avantazh, me devijimin fantastik të Agueros, që nuk i lë asnjë shans Lloris. Tottenham nuk hoqi dorë dhe barazon 11 minuta pas rifillimit me mënyrën më të pazakontë për Lucas Moura. Braziliani kërceu mbi Otamendi për të shënuar 2-2 me kokë, por rezultati mund të ndryshonte në minutën e 94', kur Gabriel Jesus shënoi golin që entuziazmoi Etihad, por vetëm për pak caste.

Var anulloi golin që do të ishte vendimtar, për një prekje me dorë të topit, përpara se të mbërrinte tek Gabriel Jesus. Manchester City dominoi për fraksione të gjata lojën (28 goditje në total kundër 3 të Spurs), por Tottenham shfrytëzoi më mirë rastet e pakta që ndërtoi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI