Lapsi.al ka siguruar pamje nga vendngjarja pas ekzekutimit që tronditi qytetin e Rrëshenit meditën e sotme. Sikurse shihet nga materialet filmike të bashkëngjitura, trupi i pajetë i 48-vjeçarit Armando Gjini, që u vra rreth një orë më parë me breshëri plumbash në kryqëzimin kryesor të qytetit, është nxjerrë prej automjetit nga të pranishmit në zonë.
[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/WhatsApp-Video-2019-08-12-at-12.50.15.mp4"][/video] Mësohet se Gjini gjatë ekzekutimit ndodhej në automjet, nën shoqërinë e dy fëmijëve. Viktima kishte ndalur makinën, në pritje të bashkëshortes që i ishte drejtuar një dyqani të afërt për të kryer disa blerje. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që Policia ndodhet në terren për të kryer zbardhjen e plotë të atentatit. [video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/WhatsApp-Video-2019-08-12-at-12.50.29.mp4"][/video] Sipas informacioneve paraprake, përpara tre muajsh disa persona ende të paidentifikuar i kishin vendosur viktimës një sasi të konsiderueshme tritoli poshtë automjetit të tij tip “Benz”. Në momentin që Gjini ka hipur në makinë, ka pikasur lëndën plasëse dhe i alarmuar ka njoftoi Policinë, e cila më pas ka lajmëruar ndërhyrjen e Forcave Xheniere nga Tirana, që bënë të mundur shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse. Nga burime jozyrtare, bëhet e ditur se Gjini punonte si shofer tek Drejtoria e Transportit në Laç. I ezkekutuari është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit, i konsideruar si “baron droge”. 48-vjeçari u arrestua më 12 maj të vitit të kaluar, si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, dhe qendroi në burg për rreth një vit. Ndalimi i Gjinit u bë në kuadër të operacionit të koduar “Precizioni”, si rezultat it ë cilit u arrestuan edhe 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 ton drogë.