Flash

U dëbua nga Salvini, rrëfehet shqiptari: Ju tregoj arsyen e këtij vendimi (VIDEO)

Lapsi.al 10 August 2019
U dëbua nga Salvini, rrëfehet shqiptari: Ju tregoj arsyen e këtij

Muhamed Mekaca, shqiptari i dëbuar pak ditë më parë nga qeveria italiane nën akuzën se është pjesëtar i një organizate ekstremiste, i është përgjigjur interesit të medias duke u rrëfyer mbi pretendimin e ngritur nga ministri i Brendshëm, Matteo Salvini.

Në një intervistë dhënë për televizionin “Klan Kosova”, Mekaca i cili nuk ka pranuar të filmohet, është shprehur se dëbimi është motivuar nga racizmi që karakterizon pushtetarët italianë. Ndërsa, në dallim nga ai, e shoqja dhe tri fëmijët vazhdojnë të qendrojnë në Siena.

Mendoj se u dëbova se jam praktikues i fesë islame, e kemi xhaminë dhe në të gjendet qendra kulturore ‘Restelica’, nuk e di pse. Në dekretin e zëvendës kryeministrit italian është thënë se unë jam i rrezikshëm për qytetarët në Itali. Unë nuk jam i rrezikshëm, nuk i përkas asnjë organizate dhe nuk e përkrahi ISIS-in”, ka thënë i dëbuari Muhamed Mekaca.

Salvini njoftoi dëbimin e të riut në një postim në llogarinë e tij zyrtare në rrjetet sociale, ku shkruante se shqiptari është anëtar i një qendre kulturore islamike dhe për këtë arsye konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit, duke u nisur vetëm nga pasojat potenciale që do mund të shkaktonte qendrimi i tij në Itali.

“Firmosa dekretin e dëbimit për një 43-vjeçari kosovar M.M, banues në afërsi të Sienës, anëtar i një qendre kulturore islamike dhe konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit. Larg Italisë ata që duan ta fusin luftën në shtëpi!,”-shkruante zv/kryeministri italian.

Kreu i “Lega”-s, partisë populiste të djathë, dallohet për qendrimet e tij përjashtuese ndaj emigrantëve të jashtëligjshëm, duke mos lejuar zbarkimin e tyre në Itali, duke refuzuar kështu të zbatojë rregullat e parashikuara në kësi rastesh nga Brukseli.

 

[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/SPtdHHjQHeJysf6ivGcI_10_4cda88a8676c0d296f43b673c429606f_video_1080p_converted.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI