Flash

"Narko-Valdrini jashtë Bashkisë", nis fushata kundër kryebashkiakut të zgjedhur në Shkodër

Lapsi.al 12 August 2019
"Narko-Valdrini jashtë Bashkisë", nis fushata kundër

Mbështetës të Partisë Demokratike kanë shpërndarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, fletushka  me mbishkrimin “Narko-Valdrini jashtë Bashkisë”.

Në njoftimin për shtyp të degës lokale të PD-së, shkruhet se qytetarët kanë nisur reagimin kundër kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, të dalë nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, në vazhdën e akuzës së artikuluar prej disa javësh nga selia blu, se Pjetri ka qenë i ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike dhe i dëbuar për këtë arsye nga Italia.

Në pankartat që janë vendosur pranë automjeteve të parkuara në rrugët kryesore të qytetit, është shkëputur moment i votimit të Pjetrit më 30 qershor, duke i bashkëngjitur logon e Partisë Socialiste me simbolin e kanabisit, si dhe hekurat e qelisë, fati i vërtetë që sipas opozitës, e pret “të zgjedhurin e Ramës”, kur të ketë një hetim për dënimin e tij në Itali.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI