Flash

Ekzekutimi i Feriz Bardhit, Policia shoqëron 17 persona

Lapsi.al 2 August 2019
Ekzekutimi i Feriz Bardhit, Policia shoqëron 17 persona

Policia e Durrësit ka shoqëruar 17 persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen e rëndë të mesditës së djeshme, ku mbeti i vrarë Feriz Bardhi, baba i dy fëmijëve.

Pista kryesore qe po udhëheq hetimet mbi krimin është “larja e hesapeve”, për shkak të konflikteve mes grupeve rivale në fushën e trafikimit të narkotikëve. Megjithatë, nuk përjashtohen as motivacioni i konflikteve personale të viktimës me autorët e krimit.

Krimi ndodhi në lagjen 18 të qytetit bregdetar, pranë degës së “Kryqit të Kuq”, ku viktima banonte me familjen e tij. Dyshohet se viktima ka hapur derën e banesës, pasi kanë trokitur autorët që kanë qëlluar mbi të me breshëri automatiku.

Pak orë pas ngjarjes, poshtë Urës së Gjoles në Fushë-Krujë u gjet i djegur një automjet i tipit “Benz”, brenda të cilit janë gjetur armë që dyshohet se janë përdorur në vrasjen e Bardhit, i cili ka qenë arrestuar në vitin 2012 nga autoritetet policore italiane në Askoli, kur u kap me një sasi prej mbi 700 gramë kokainë.

Grupi hetimor po vijon punën për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI