Flash

Kishin në kamion miliona euro, Policia shqiptare dështoi t'i kapë. I kërkon Belgjikës të shpallë në kërkim 2 shoferët

Lapsi.al 2 August 2019
Kishin në kamion miliona euro, Policia shqiptare dështoi t'i

Me kërkesë të Policisë vendase, autoriteti ekuivalent belg ka shpallur në kërkim dy shtetas shqiptarë, pasi si rezultat i një kontrolli të ushtruar në kamionin e tyre, u gjet një sasi e konsiderueshme parash që arrinte vlerën e disa miliona eurove.

Kontrolli u ushtrua nga policia në portin shqiptar të Durrësit, raporton “The Brussels Times”.

Kamioni vinte nga Belgjika dhe përmbante nëntë vetura, në dy prej të cilave u gjetën më shumë se 3 milion euro dhe rreth 100,000 franga zvicerane. Që prej atëherë, Policia është në kërkim të dy shoferëve dhe deri më tani, nuk ka rënë dot në gjurmët e tyre.

Të kërkuarit, të dy afro të tridhjetave, nuk janë parë për një kohë të gjatë.

Në këto rrethana, Policia shqiptare i ka bërë thirrje asaj belge për shpallur në kërkim shoferët e kamionit “shumëmilionësh”.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI