Ish-kryeministri, Sali Berisha ka postuar një tjetër video denoncuese në llogarinë e tij në “Facebook”, ku duket një avion që fluturon mbi qytetin e Kukësit, për të kontrolluar sipas tij plantacionet e lëndës narkotike të llojit kanabis.
Referuar denoncimit të “qytetarit digjital”, Berisha shkruan se “Narkoflota ajrore e narkoshtetit po ben fluturime te suksesshme edhe ne Kukes”, teksa poston bashkëngjitur tekstit përshkrues videon e mëposhtme.
Postimi i Berishës
Narkoflota ajrore e narkoshtetit po ben fluturime te suksesshme edhe ne Kukes. Prodhimi i mallit shume i mire..Urdheri i Edvin Mafise te korret dhe eksportohet sa me shpejte!
Shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/2426703980742824/?v=2426703980742824
Ndërsa, ditën e djeshme, ashtu sikurse edhe në prill të vitit 2014, në gjashtëmujorin e dytë të legjislaturës së parë të qeverisë “Rama”, Berisha ndau me ndjekësit një video të “rikthimit të mushkonjave”, ku shfaqeshin disa avionë të vegjël në fluturim mbi Kavajë, që sipas tij përdoren për ushtrimin e veprimtarisë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.
Kujtojmë se asokohe akuzave të vazhdueshme të Partisë Demokratike në opozitë për këtë veprimtari që më pas rezultoi të kishte qenë e njimendtë, kyeministri Edi Rama, si edhe kryetari i atëhershëm i Kuvendit, presidenti aktual Ilir Meta, iu përgjigjën duke ironizuar se “janë avionë për mushkonjat e Divjakës”.