Flash

U arrestua për korrupsion, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së ish-gjyqtarit (SHUMA)

Lapsi.al 2 August 2019
U arrestua për korrupsion, Prokuroria kërkon konfiskimin e

Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri, i dënuar me 1 vit e 8 muaj burg për korrupsion.

Mësohet se kërkesa e organit të akuzës në zbatim të “ligjit antimafia” është depozituar në gjykatë.

Sipas informacioneve të sigurura nga burime të gjykatës, seanca e parë për këtë kërkesë do të mbahet më datë 11 shtator.

Kërkesa për konfiskimin për llogari të shtetit të shumave prej 174.810 euro. 1000 $ dhe 9.6 milion lekë, është hartuar nga prokurori Klodian Braho. Sipas kerkës, këto sasi të konsiderueshme parash duhet t’i kalojnë Agjecisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.

Ish-gjyqtari i Apelit Tiranë u arrestua më 10 nëntor të vitit të kaluar nën akuzën e marrjes së ryshfetit prej 30 mijë eurosh, në këmbim të një vendimi më të favorshëm ndaj subjektit Gentian Doda, i akuzuar për vrasje në vitin 1997.

 

Të këshilluara

Ekzekutohet shqiptari 21-vjeçar në Gjermani

Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në qytetin Kassel të Gjermanisë. Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, bëhet fjalë pë...

20:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI