Flash

Anglia, ndeshje Luanësh: thyen tabunë Azteca, me 10 lojtarë mposht Meksikën në ndeshjen e shtyrë nga stuhitë

Anglia kualifikohet në çerekfinalet e Botërorit 2026 pasi mposhti Meksikën me rezultatin 3-2, në përfundim të një ndeshjeje plot befasi në stadiumin legjendar Azteca.

Lapsi.al 6 July 2026

Anglia kualifikohet në çerekfinalet e Botërorit 2026 pasi mposhti Meksikën me rezultatin 3-2, në përfundim të një ndeshjeje plot befasi në stadiumin legjendar Azteca. "Tre Luanët" eliminojnë kështu skuadrën vendase dhe sigurojnë një përballje në fazën tjetër me Norvegjinë e Erling Haaland.

Ndeshja, e cila nisi me një orë vonesë për shkak të një stuhie me rrufe, u ndez papritur pas një fillimi të kujdesshëm dhe me ritëm të ulët. Ekuilibrin e prishi Jude Bellingham, i cili realizoi dy gola brenda dy minutash, në minutat e 36-të dhe të 38-të të pjesës së parë. Meksika reagoi përpara pushimit dhe ngushtoi diferencën në minutën e 42-të me golin e Julián Quiñones.

Pjesa e dytë dhuroi edhe më shumë emocione dhe nisi me një shtyllë të goditur nga anglezi O'Reilly, me një goditje fluturimthi me të majtën. Pak më vonë, skuadra e Thomas Tuchel mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq direkt për Jarell Quansah, për një ndërhyrje të rëndë ndaj Jesús Gallardo. Vendimi u mor nga arbitri Faghani pas rishikimit të aksionit në monitor pranë fushës.

Pavarësisht disavantazhit numerik, Anglia shënoi golin e tretë në minutën e 60-të falë një penalltie të fituar nga Gordon dhe të shndërruar në gol nga Harry Kane, i cili ngjitet në kuotën e 14 golave në fazat finale të Kupës së Botës. Vetëm pak minuta më vonë, vetë kapiteni anglez shkaktoi një penallti në zonën e tij ndaj Gutierrez, duke i dhënë Meksikës mundësinë të shënonte golin përfundimtar 3-2. Nga pika e bardhë nuk gaboi Raúl Jiménez.

Në minutat e fundit, Meksika provoi gjithçka duke aktivizuar tre sulmues qendre njëkohësisht, por Anglia u mbrojt me një rreshtim me pesë mbrojtës dhe arriti ta ruante avantazhin. Pas vërshëllimës përfundimtare, të ardhur pas plot 17 minutash shtesë në total, Thomas Tuchel shpërtheu kundër vendimeve të arbitrave: "Arbitrat nuk janë mjaftueshëm të mirë, zyrtarët e katërt nuk janë mjaftueshëm të mirë. Kjo është e gjitha. Tre zyrtarë arbitrazhi nga Amerika e Jugut në dhomën e VAR-it në një ndeshje si kjo... Nëse bëhet një vlerësim i saktë, VAR-i duhet ta ndryshojë vendimin", deklaroi Tuchel.

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI