Flash

13 tetori/ Zbardhet mesazhi i Bashës në takimin me aleatët

Lapsi.al 2 August 2019
13 tetori/ Zbardhet mesazhi i Bashës në takimin me aleatët

Është zbardhur mesazhi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin e zhvilluar mesditën e sotme në selinë blu me drejtuesit e forcave politike aleate.

Në fokus të tryezës së bisedimeve ka qenë 13 tetori, data kushtetuese e dekretuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Burime jozyrtare nga PD-ja konfirmojnë se qëndrimi që ka ndarë kryedemokrati gjatë takimit është se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë vendoret e 13 tetorit.

“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje.”- citohet të ketë thënë Basha.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI