Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Trajneri Gjoka dhe mbrojtësi Teqja: "Eliminim i hidhur.., e ardhmja mund të sjellë gjithçka"

Lapsi.al 18 July 2019
Trajneri Gjoka dhe mbrojtësi Teqja: "Eliminim i hidhur.., e ardhmja

Kukësi është eliminuar sot nga gara për Europa League. Përballë Debrecenit skuadra verilindore është dorëzuar me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Pas ndeshjes së kthimit që u luajt në Elbasan Arena (1-1), trajneri Ernest Gjoka dhe mbrojtësi Olsi Teqja kanë shprehur keqardhjen për rezultatin.

"Është për të ardhur keq. Skuadra duhet përgëzuar. Bëri futboll. Kishim një kundërshtar shumë të fortë. Ky ishte fati jonë. Po nuk shënove, nuk mund të bësh dot sukses. Duhet të pranojmë verdiktin", vlerësoi Gjoka.

"E luajtëm drejt lojën. Ndeshja ishte e vështirë, kundërshtari ishte i fortë. Bëmë me përpikmëri ato që na tha trajneri. Bëmë një pjesë të parë të mirë. Bëmë një ndeshje pozitive, dhe do na vlejë për të ardhmen", tha Teqja.

Goli i pësuar vrau shpresën kuksiane për kualifikim edhe pse 3-0 e ndeshjes se parë nuk linte shumë hapësirë. "Në këto kompeticione, gjërat e vogla bëjnë diferenca. Kemi nevojë të piqemi. Është e njëjta histori si në ndeshjen e parë.Gjërat shkuan mirë në fillimin e lojës, kishim mundësi të bënim golin e dytë. Nuk e bëmë dot, për shumë arsye. Mendoj se skuadra ka prodhuar shumë mirë futboll, ka bërë më të mirën e mundshme", komentoi trajneri i verilindorëve.

Ndërsa mbrojtësi Teqja tha: "Ende nuk e di si e pësuam atë gol. Më duket se ishte një rreshtim i gabuar. Por, gjith ajo djersë dhe mund na shkoi dëm. Patëm shumë raste, bëmë volum. Duhej t’i zgjidhnim me kujdes. Edhe dëmtimi i Cuculit na penalizoi. Nëse do shkonte ndeshja 2-0, do kishte një rrjedhë tjetër takimi".

Për sa i takon mungesës së një sulmuesi,  trajneri Ernest Gjoka mendon se Kukësi ka nevojë të riformohet që të japë një performancë ndryshe.

I pyetur për të ardhmen e tij, Gjoka tha: "Kemi bërë maksimumin e mundshëm. Kemi dominuar në lojë dhe raste. Ne me çantë në dorë jemi. Nuk na ngelet hatri".

Nga ana e tij, mbrojtësi Teqja theksoi se ka një kontratë me Kukësin, por se gjithçka do të varet nga politikat dhe synimi i klubit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI