Flash

Video / Dalja e gabuar e Frashërit vret ëndrrën e Kukësit: 1-1 kundër Debrecen

Lapsi.al 18 July 2019
Video / Dalja e gabuar e Frashërit vret ëndrrën e Kukësit:
Ishte një mision I pamundur dhe këtë e dinin mirë tek Kukësi, pavarësisht dëshirës për të bërë mrekullinë. Vetëm se për t'ia dalë nuk lejoheshin gabimet dhe Frashëri siç duket nuk e kishte kuptuar, duke bërë daljen katastrofike në minutën e 69'-të, i braktisur edhe nga mbrojtja e tij në këtë rast. Goli që vrau shpresën kuksiane për kualifikim edhe pse 3-0 e ndeshjes se parë nuk linte shumë hapësirë. Kukësi provoi me të njëjtët njerëz, por me spostimin e Ramës përpara për të krijuar superioritet me driblimet. Impakti ishte i duhuri me golin e Et'hemit që iluzionoi, pavarësisht se mesfushori shpenzoi në fundin e pjesës së parë rastin për 2-0 që do ti kishte dhënë moralin e duhur për të tentuar pas pushimit rikuperimin e madh. Limaj e Rama provuan në pjesën e dytë të gjenin hapësirë në mbrojtjen e ngjeshur hungareze. Pikërisht atëherë Kukësi bëri harakiri, me një neglizhencë që tërboi Gjokën në pankinë, por I hoqi Bluve shpresat. Reagimi ishte më tepër me dëshirë se me ide, por Shkurtaj e kishte në këmbë dy herë topin për golin e fitores, i ndalur në të dy tentativat nga portieri i Debrecen. Musta, Lulaj e Çyrbja nuk bën dot diferencën, por ishin kartat e vetme të teknikut të Kukësit, që tani duhet të vuajë pasojat e një eleminimi që nuk pëlqehet nga presidenti Gjici. E megjithatë, Kukësi dha shenjat e një skuadre solide, që është në pritje të merkatos për tu bërë kompetitivë për sezonin e ardhshëm. Këtë herë Europës kuksianët duhet ti thonë lamtumirë që në raundin e parë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI