Flash

Trezeguet i dehur në timon: ndalohet, denoncohet dhe i hiqet patenta

Lapsi.al 18 July 2019
Trezeguet i dehur në timon: ndalohet, denoncohet dhe i hiqet patenta

Ish-kampioni i Francës, David Trezeguet, është gjobitur dhe denoncuar nga policia, në Torino, me akuzën se është gjetur në timon me nivelin e alkoolit më të lartë nga sa lejohet. Për Trezeguet, sipas asaj që është bërë e ditur, është bërë edhe tërheqja e patentës. Episodi ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, kur ish-sulmuesi i Juventus e kombëtares franceze, ishte në drejtim të makinës së tij Jeep dhe është ndaluar në rrugën Po nga një patrullë policie. Gjatë kontrollit francezi ka diskutuar gjatë me agjentët e policisë.

Sipas asaj që bën të ditur "Il Corriere di Torino", fillimisht Trezeguet ka refuzuar ti nënshtrohet testit të alkoolit e vetëm pas një ore ka pranuar provën e etilometrit, që është kryer disa herë për të patur sigurinë e rezultatit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI