Flash

“Turn de Ligt on”: prezantimi me stil i hollandezit: 10.5 milionë bëjnë të lumtur Raiola

Lapsi.al 18 July 2019
“Turn de Ligt on”: prezantimi me stil i hollandezit: 10.5
Kur Andrea Agnelli jo shumë larg në kohë pretendonte që Juventus do të këmbëngulte shpejt për lojtarë të nivelit të Cristiano Ronaldo, apo atyre që kanë të ardhmen të garantuar, e paska patur seriozisht. Një vit dhe disa ditë më pas, CR7 luan për bardhezinjtë dhe Mathijs De Ligt sapo ka firmosur. Vizitat mjekësore dhe firma në kontratë, ashtu si ishte parashikuar. De Ligt do të përfitojë një pagesë prej 7.5 milionë plus bonuset lehtësisht të arritshme, që e cojnë në një total prej 12 milion në sezon, për pesë vjet pagën e hollandezit. Juventus ka vendosur edhe një klauzolë, e ushtrueshme që në vitin e parë, që nis nga një bazë prej 125 milionë dhe që vjen e ngrihet në bazë të fitoreve të marra me fanellën bardhezi. I lumtur mund të jetë natyrisht menaxheri Mino Raiola, që me firmën në kontratë të 19 vjecarit hollandez ka inkasuar 10.5 milionë euro: “Është numri një mes të rinjve, ka mentalitetin e Pavel Nedved dhe personalitetin e Zllatan Ibrahimoviçit”, siguronte menaxheri i tij Mino Rajola i pranishëm në J Medikal gjatë vizitave mjekësore të futbollistit. Ardhja e De Ligt nuk liron asnjë nga mbrojtësit në organikë, të paktën për momentin. Pavarësisht zërave që ekzistojnë për Demiral, për një huazim tek Milan, Juve për momentin nuk duket se e ka në mendje të shkojë përtej dëgjesave diplomatike të çfarëdolloj propozimi. Rezulton, mes të tjerave, ekzistenca e një klauzole në favor të Sassuolo në rast të rishitjes në dy vitet e para të lojtarit. Element, ky, që do të luhet kundër interesave të bardhezinjve, gjithnjë të kujdesshëm në këtë këndvështrim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI