Flash

Mertens mesazh De Laurentiis: "Titull? A e patë cilët ka marrë Juventus...”

Lapsi.al 17 July 2019
Mertens mesazh De Laurentiis: "Titull? A e patë cilët ka

Mathijs de Ligt ka entuziazmuar gjithë ambjentin në Torino, por në anën tjetër ka paralajmëruar dhe ka vënë në lëvizje të gjithë rivalët e Juventus. Të sfidosh, të paktën në letër, bardhezinjtë e Maurizio Sarrit duket punë e vështirë dhe në kohën kur Napoli dhe presidenti i saj Aurelio de Laurentiis mendon për titullin, një goditje e fortë i vjen pikërisht nga sulmuesi i tyre Dries Mertens.

Sulmuesi i Napolit ka folur gjatë një interviste të dhënë për mikrofonët e Sky, duke i dhënë një mesazh të qartë presidentit: “Nëse shoh Juventusin që ka marrë Rabiot, De Ligt, Buffon, Ramsey...ata janë shumë të fortë. Edhe skuadrat e tjera janë duke u forcuar disi: ne do të vëmë gjithçka dhe pastaj do të shihet. Ardhja e një bomberi? Tani luaj ndryshe krahasuar me atë kur ishte Sarri, edhe Arek (Milik) ka luajtur shumë ndeshje, por sigurisht nuk do të kishte qenë keq nëse do të vinte një bomber”, ka konfirmuar në përfundim belgu i të kaltërve. "Çfarë duhet për titullin kampion? Nevojitet të punohet mirë dhe të mendohet vetëm për veten tonë, kanë ikur menjëherë shumë lojtarë në këto vite, kanë ardhur të tjerë dhe do të vazhdojmë të rritemi”, ka thënë Mertens.

Sulmuesi shtatshkurtër ka folur mes të tjerave dhe për të ardhmen e tij tek Napoli: “Rinovimi? Nuk e di, do të shohim. Fatmirësisht ndihem mirë, jam ende i ri. Jam duke menduar vetëm këtë sezon, pastaj do të shohim në të ardhmen se çfarë do të ndodhë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI