Flash

Lazio 'basen' shqiptarësh: Igli Tare bën një tjetër goditje kuqezi

Lapsi.al 17 July 2019
Lazio 'basen' shqiptarësh: Igli Tare bën një

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio, ka transferuar një tjetër shqiptar tek Lazio. Angelo Ndrecka bëhet kështu shqiptari i gjashtë që mban veshur fanellën e bardhekaltërve. 17-vjecari mbrojtës, që sezonin e kaluar ka luajtur me fanellën e Chievo në Serie A, është tashmë lojtari i ri i Lazio, si e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas. "S.S. Lazio komunikon se ka blerë me titull përfundimtar nga A.C. Chievo Verona përfaqësimet sportive të futbollistëve Sofian Kiyine e Angelo Ndrecka", lexohet në komunikatën e klubit të Lotitos.

Pas raportimit për marrëveshjen mes Lazio dhe futbollistit shqiptar, ka qenë vetë Ndrecka, që ka postuar në Instastory duke konfirmuar transferimin. 17 vjecari do të jetë pjesë e ekipit të të rinjve të Lazio, duke iu bashkuar grupit të shqiptarëve: Strakosha, Kalaj, Berisha, Durmishi, dhe Alia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI