Flash

Neymar tek Juventus? Braziliani i është vetëofruar bardhezinjve, që ndërhyjnë në luftën mes Psg e Barcellona

Lapsi.al 17 July 2019
Neymar tek Juventus? Braziliani i është vetëofruar bardhezinjve,

Telenovela Neymar ka një tjetër seri dhe atë më të paparashikueshmen. Lajmet që vijnë nga Barcellona nuk mund të jenë rastësore, sepse katalanasit e duan përsëri në skuadër brazilianin, një dëshirë që duket që ekziston edhe tek numri 10 i Selecaos. Pòr... sepse gjithnjë ka një por, në mes është Psg që nuk ka asnjë qëllim të plotësojë tekat e O Ney, aq sa sipas l'Equipe klubi parisien refuzoi ofertën joshëse të Barcellona për Coutinho e Rakitic plùs një pagesë 40 milionë euro. E reja në këtë cështje vjen nga faqet e Mundo Deportivo, që flet për një "autokandidaturë" të Neymar vetë drejt Juventus.

Duke parë vështirësitë për tu kthyer tek Barcellona – që për më tepër ka marrë Griezmann dhe nuk është në gjendje të shpenzojë 200 milionë euro të tjera - e vullnetin e lojtarit për tu larguar sidoqoftë nga Psg, sipas asaj që bën të ditur e përditshmja katalanase, stafi i lojtarit po kërkon zgjidhje dhe në këtë mënyrë i ka ofruar Neymar klubeve të tjerë të rëndësishëm ku ndoshta përvec Juventus, mund të futet në lojë edhe Bayern Mynih. Më tepër se të dhëna merkato, duket si një detyrim taktik: një mënyrë e klanit-Neymar për të vënë nën presion parisienët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI