Flash

Merkato amatore në Shqipëri? Shikoni çfarë ndodh në Turqi: blejnë Jallow, por është ai i gabuari...!

Lapsi.al 16 July 2019
Merkato amatore në Shqipëri? Shikoni çfarë ndodh në

Tek Menemenspor ishin të bindur se kishin blerë Lamin, sulmuesin e Salernitana, por ndërkohë lojtari ishte Alpha, mesfushori i panjohur në Kategorinë C portugeze... Një ngatërresë e jashtëzakonshme identiteti në Turqi. Njerëzit e merkatos së Menemenspor, Serie B turke, ishin të bindur se kishin bërë një goditje të madhe. Pasi kishin vizionuar videot e Lamin Jallow, talentin e Salernitana, kishin lëvizur menjëherë për të bllokuar lojtarin. Kontaktuan agjentin, tratativa u ndërtua me shpejtësi, aq sa gambiani fluturoi brenda katër orëve drejt Turqisë për vizitat mjekësore, firmën e foton prezantuese. Gjithcka do kishte shkuar mirë nëse nuk do të ishte për faktin se Jallow që mbërriti tek Menemenspor ishte ai i gabuari. Jo Lamin, por Alpha, mesfushori i GD Alcochetense, Serie C portugeze.

Shoqëria turke e kuptoi gabimin e pabesueshëm vetëm pasi dokumentat ishin plotësuar. Në fakt kërkoi ta rregullonte cështjen duke deklaruar se Jallow nuk kishte kaluar vizitat mjekësore. Në realitet, drejtuesit e Menemenspor kanë grisur kontratën dhe shkarkuar mesfushorin Alpha. Ndërkohë, Lamin Jallow ishte i qetë tek Salernitana, e nuk e kishte idenë se po "shitej" në Turqi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI