Flash

“Vij në qershor dhe në korrik të pyesin a do ikësh”: Gjoka nervoz me gazetarët për situatën e krijuar përpara Debrecen

Lapsi.al 16 July 2019
“Vij në qershor dhe në korrik të pyesin a do

Vigjilje e tensionuar për Kukësin, për atë që shoqëroi humbjen 3-0 në 90 minutat e para kundër Debrecen e për zërat që nervozuan Ernest Gjoka, që kujtonin precedentin e fundit të teknikut në pankinën e Bluve. Jo ideale, si atmosferë, për të përballuar një kundërshtar të cilit duhet ti shënojë tre gola pa pësuar, por Gjoka këmbëngul se skuadra është e përqendruar në ndeshje, ndërsa e konsideron absurd aludimin për një lëvizje në pankinën kuksiane. "Nuk e kuptoj pse ndodh kështu dhe me sa dëshirë e shohim Kukësin një klub ku situara vlon – tha Gjoka - . Në fakt jemi vëretët të mërzitur për rezultatin e ndeshjes së parë, por nuk ka tension dhe se po mundohemi të bëjmë mirë në kthim. Ajo që është absurde dhe ndodh vetëm në Shqipëri, është se mund të vish në pankinë në qershor dhe në korrik të pyesin a do ikësh”.

Klubi në fakt nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me situatën e krijuar, por duket se pas këtij qendrimi është kërkesa e vetë teknikut për ti injoruar zërat, që sipas Gjokës janë tendenca gazetareske dhe larg të vërtetës. “As unë e as presidenti nuk merremi me të tilla fjalë – deklaroi tekniku - . Ne e kemi të qartë situatën dhe shohim përpara dhe nuk merremi me atë që do të prodhojë lajme të tilla e që natyrisht kur është gazetar i bën edhe bukur”

Kundër Debrecen natyrisht tre golat e pësuar peshojnë, në një ndeshje të luajtur, sidomos në pjesën e parë, më mirë se hungarezët. Për të evituar gabimet e bëra në transfertë, Gjoka i ka kushtuar vëmendje të madhe analizës taktike, përmes videos, duke kërkuar nga lojtarët të vendosin në fushë gjithcka kanë, por duke e bërë me qetësi. Duhet një mrekulli që Kukësi të përmbysë verdiktin e ndeshjes së parë dhe tekniku është koshient për këtë gjë, por kjo nuk do të thotë se Blutë futen në fushë të dorëzuar…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI