Flash

“Ronaldo vlen zero, Messi e Neymar po ashtu, ndërsa Joao Felix 126 milionë...”. Çmendet në ide administratori i Inter

Lapsi.al 15 July 2019
“Ronaldo vlen zero, Messi e Neymar po ashtu, ndërsa Joao Felix 126

"Duhet liberalizuar cdo gjë, të zerohen vlerat e kartonëve, të paktën duke filluar nga mosha 25 vjecare". Ajo që Beppe Marotta shpjegoi për Sportëeek është një revolucion i vërtetë, që do të ndikonte futbollin edhe më shumë se ligji Bosman. Atëherë - viti 1995 – nisi epoka e parametrave zero. Sot, cfarë pasojash patëm?

Faktikisht, administratori i deleguar i Inter tregoi cfarë do të ndodhte nëse shoqëritë do të reshtnin të ishin pronare të kartonave të lojtarëve të tyre: ekzaktësisht si ndodh me të gjithë ata që shkojnë në skadencë kontrate, do të ishin të lirë të negocionin pagesën me klubet e tyre, me diferencën që mund ta bënin cdo verë. Kush ofron më shumë fiton, me garancinë e limitit të moshës për klubet e vogla, që do të vlerësoheshin për sforcot e tyre me lojtarët e rinj.

Do të ndaleshin lojërat e klubeve me plusvalencën (pjesërisht) e do të shumëfishoheshin pagesat e yjeve ("futbollistët si aktorët", thotë Marotta) e është e imagjinueshme edhe komisioni për agjentët, të lumtur që do të firmosnin një kontratë të re cdo vit. Sehmbujt mund të merren konkretisht, me situatën e ideuar nga Marotta lojtarë si Icardi e Nainggolan jashtë projektit të Inter do të kishin gjetur sistemim.

Icardi vlen zero, ashtu si Edin Dzeko e Romelu Lukaku, që Inter e kërkon, Nainggolan vlen zero. Por vlejnë zero edhe Cristiano Ronaldo, Leo Messi, Antoine Griezmann (i kushtoi 120 milionë Barcellona) e Neymar (që Psg nuk e shet për më pak se 200), e mund të vazhdohet pafund. Ose ndoshta është më mirë të ndalemi tek over 25. Sepse Joao Felix, vlen të gjithë 126 milionë euro të paguara nga Atletico Madrid për Benfica, ose ndoshta, në merkaton sipas Marotta, do të vlente më shumë, sepse në atë pikë traativat mes klubeve do të ishin vetëm për të rinjtë.

E vështirë se Manchester United do të linte të largohej gratis një tjetër Pogba. Sa më të mirë e të talentuar të jenë, aq më shumë shoqëritë që kanë kartonin do të bënin gjithcka për të ngritur cmimin. Gjithcka ndryshe, ndoshta më mirë, ose ndoshta më keq, por revolucioni mbetet vetëm në kokën e Marotta, sepse në këtë pikë as Interi i tij nuk është dakord me këtë mënyrë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI