Flash

"Finale për tu mbajtur mend? Unë do përpiqem ta harroj...": Wimbledon zhgënjimi i madh i Federer

Lapsi.al 15 July 2019
"Finale për tu mbajtur mend? Unë do përpiqem ta

Roger Federer ishte dy herë vetëm një pikë larg titullit të Wimbledon, por në fund ai që festoi ishte Novak Djokovic. "Finale për tu mbajtur mend? Do të kërkoj ta harroj. Ishte një ndeshje e madhe, e gjatë, por duhet të jem i kënaqur për performancën time. Duhet ta përgëzoj veten. Shpresoj që ti kem dhënë të tjerëve mundësinë të besojnë se në moshën 37 vjecare nuk ka mbaruar asgjë. Tani duhet të rikuperoj, por jam ende në këmbë. A është krenare familja ime? Ndoshta nuk do jenë të kënaqur me pjatën që mora..."., bëri shaka zvicerani.

Një ndeshje që hyn direkt në histori e në legjendën e tenisit, e para e mbyllur në Wimbledon me formulën e re të tie-break me rezultatin 12-12. Ndeshja e fituar nga serbi është edhe më e gjata e historisë së turneut londinez, luajtur në një nivel të jashtëzakonshëm. Për 32 vjecarin Djokovic, kampion edhe në vitin e kaluar, është trofeu i 16 Grande Slam e duke parë moshën mund të synojë vërtetë të arrijë rivalët e mëdhenj Federer e Rafa Nadal.

Për Federer mbetet hidhërimi për dy match-point e dështuar në 9-7 në favor të tij në setin e pestë, me shërbimin në dispozicion. Në moshën gati 38 vjecare, zvicerani dështoi edhe njëherë në sulmin drejt kurorës së nëntë në Wimbledon e në trofeun e 21 Grande Slam. Me këtë fitore Djokovic konsolidon natyrish vendin e parë në botë për renditjen ATP.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI