Flash

Everton: "Të enjten mund të mos jem tek Gremio". E kujt është oferta misterioze?

Lapsi.al 14 July 2019
Everton: "Të enjten mund të mos jem tek Gremio". E kujt

Ishte golashënuesi i Kupës së Amerikës, turne i sapofituar nga Brazili, por Everton nuk ndaloi aty. Menjëherë pas triumfit me Seleção, Cebolinha (si e thërrasin tifozët) është kthyer tek Gremio ku ka zbritur në fushë dy herë, mes kampionatit e Kupës së Brazilit. Ajo që tifozët e klubit të Porto Alegre nuk e dinin deri sot, është se mund të ishin dy ndeshjet e fundit të idhullimit të tyre me skuadrën e tyre. E ka bërë të ditur vetë Everton pas 2-1 kundër Vasco da Gama. "Kam një ofertë në tavolinë, por nuk mund të them se cili klub. E nuk mund të garantoj që të enjten do të jem ende këtu për të luajtur kundër Bahia".

Everton ishte objektiv i Milan në këtë merkato. Me Leonardo ende drejt të kuqezinjve, tratativa ishte në fazë të avancuar. Por largimi i Leo, i ndryshoi gjërat. Vështirë se oferta që ka Everton është ende e Milan. Me shumë mundësi, Kupa e Amerikës e luajtur si protagonist absolut, edhe për dëmtimin e Neymar, ka tërhequr pretendentë të rinj. Në Angli flitet për interesin e Arsenal, konfirmuar edhe nga network brazilian Globo Esporte, ndërsa tentativa e Manchester City, sidomos nëse ikën Sane, është e pashmangshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI