Flash

Video në Insta dhe deklaratat provokuese të Neymar: "Kujtimi më i bukur, 6-1 me Barcelonën kundër PSG"

Lapsi.al 14 July 2019
Video në Insta dhe deklaratat provokuese të Neymar: "Kujtimi
Neymar ëndërron të kthehet tek Barcellona dhe po i provon të gjitha mënyrat, edhe provokimet. Pas operacionit të dy viteve më parë, që e coi tek Psg për 222 milioni, sulmuesi brazilian ka dëshirë të kthehet në Katalonjë e në këto javë zërat për një transferim të tij po bëhen gjithnjë e më insistues: në Spanjë ashtu si edhe në Paris. Për ti fryrë zjarrit kanë shërbyer fjalët e vetë numrit 10, që i intervistuar gjatë një eventi të Red Bull ka pickuar klubin e tij aktual: "Kujtimi im më i bukur? Remuntada kundër Psg. Ndjesinë kur shënuam golin e gjashtë nuk e kam provuar më kurrë. Në dhomat e zhveshjes ishim të gjithë të cmendur nga lumturia” Fjalë që sigurisht nuk i kanë pëlqyer tifozëve të Psg, e as klubit kryeqytetas, që është nervozuar me lojtarin edhe për mos paraqitjen në ditën e parë të grumbullimit stërvitor të skuadrës. Pas këtyre frazave Neymar është gjithnjë e më larg nga Parisi e shitja e tij duket tashmë dicka e sigurtë. Në Barcelonë po e presin krahë hapur. NEYMAR, VIDEO MISTERIOZE NË INSTAGRAM Sulmuesi brazilian, që pranon se ka "rekuperuar gati 100%" nga dëmtimi i pësuar, vetëm tre ditë nga rikthimi i parashikuar në skuadrën e Psg, ka publikuar një video të shkurtër e enigmatike në të cilën duket logo e Barcellona. Në këtë video, më pak se 10 sekonda, publikuar në faqen e tij në Instagram, në story, shihet një foto e Neymar, afër fotos së të atit, me stemën e Barcellona mes fytyrave të tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI