Flash

"Zvogëlova gjoksin për të luajtur tenis": Halep, ylli i Wimbledon që la Serena Willamas pa rekord

Lapsi.al 13 July 2019
"Zvogëlova gjoksin për të luajtur tenis": Halep, ylli i

Nga Deti i Zi në medaljen e artë në Wimbledon, është ky rrugëtimi profesional, njerëzor e social përshkruar nga Simona Halep, mbretëresha e re e Wimbledon. Një rrugëtim i gjatë, nisur në Costanza ku prindërit e Simonës drejtonin një fermë të vogël që prodhonte djath e qumësht. Por vogëlushja rumune preferonte raketën e tenisit, e frymëzuar nga i vëllai i madh që luante këtë sport. Në fushë shfaq grintë, talent e inteligjencë, mjaftueshëm për ti lejuar të fitojë në 2008 Trofeun Bonfiglio e Roland Garros junior.

12 muaj më pas, gjithnjë në Paris, debuton si pro në një Slam, duke humbur në raundin e dytë. Në shtator 2009 bindet ti nënshtrohet një ndërhyrje të kirurgjisë plastike reduktuese, sepse e gjykoi përmasat e gjoksit të saj jo të përshtatshme për aktivitetin e tenisit. “Ishte sakrifica më e madhe që kam bërë për të arritur objektivin që kisha fiksuar që fëmijë. Jam e bindur që nuk mund të bëhesha teniste e mirë me gjoksin aq të madh".

Kalojnë 12 muaj të tjerë e në 2010 debutoi në turneun kryesor të Parisit, duke humbur në debutim kundër Samantha Stosur, që shkoi deri në finale. Në 2013 fitoi në Nuremburg titullin e parë Wta në karrierë e në 2014 luajti finalen e parë Slam në Paris, duke humbur me Maria Sharapova. Në 2017 i shkoi keq edhe finalja e dytë Slam, që e humbi si favorite, gjithnjë në Paris, kundër Jelena Ostapenko. Eshtë një goditje e rëndë, por rezultatet në total janë kaq të mira sa në 9 tetor kalon Garbine Muguzura në klasifikimin botëror duke u bërë numri 1 në botë. Në janar 2018 është favoritja numër 1 për triumfin në Australia Open. Arriti finalen por u mund nga Caroline Wozniacki.

Malkimi vazhdoi edhe në Paris 2018: “Të gjithë finalet e humbura në të shkuarën më kanë ndihmuar të fitoj më pas. Ndihem tmerrësisht keq kur duhet të luaj një finale Slam”. E tani fitorja më e rëndësishme në jetën e një teniste: Simona shtrëngoi në duar pjatën e rezervuar ekskluzivisht për fituesen e Wimbledon. “Ishte ëndërra ime të bëhesha antare e këtij klubi fantastik. Të jem e sinqertë, nga fillimi i turneut nuk mendoja se mund të luaja kaq mirë në bar. Ndeshje pas ndeshje mora besim se mund të fitoja. Të realizoja ëndërrën”. Ëndërr që në fakt e la Serena Williams pa thyer rekordin e 24 turneve të mëdha në karrierë, që i mbetet australianes Margaret Court Smith.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI