Flash

Raiola nervozon Manchester United, klubi reagon: "Pogba largohet tani vetëm për 200 milionë"

Lapsi.al 13 July 2019
Raiola nervozon Manchester United, klubi reagon: "Pogba largohet tani

Mino Raiola ka tërbuar Manchester United. Deklaratat e tij të fundit mbi Paul Pogba ("E dinë të gjithë se dëshiron të largohet") nuk janë pëlqyer nga klubi, që, sipas Mirror, ka reaguar duke i komunikuar agjentit të lojtarit, se tani kërkesa për francezin është 200 milionë euro.

Nëse do të konfirmohej lajmi që ka publikuar tabloidi, e sigurtë se dëshira e Pogba për të luajtur tek Real Madrid apo Juventus sezonin e ardhshëm, vështirë se mund të realizohet. Mesfushori ishte që në fillim një objektiv i komplikuar me vlerësimin fillestar prej 160 milionë, ndërsa tani bëhet i paarritshëm.

Një muaj më parë emri i Pogba u afrua me Juventus, por pikërisht cmimi i lartë i mesfushorit ka bërë që bardhezinjtë të mënjanohen, duke qenë se në atë repart i kishin bërë dy goditje me parametër zero, si Ramsey e Rabiot. Tani francezi rrezikon të qendrojë në një burg të artë, në klubin që e dëshiroi aq fort tre vjet më parë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI