Flash

Ajax lajmëron transferimin e De Ligt: kalim i kryer tek Juventus

Lapsi.al 13 July 2019
Ajax lajmëron transferimin e De Ligt: kalim i kryer tek Juventus

Njoftimi për kalimin e Matthijs de Ligt tek Juventus do të mbërrijë në mesin e javës së ardhshme. E zbulojnë të përditshmet hollandeze De Telegraaf e Sportëereld sipas të cilave "avokatët e Ajax e Juventus janë ende të impenjuar të përcaktojnë detajet e fundit të klauzolës së garancisë e të përpilojnë akordin në bazën e 75 milionë euro".

De Ligt pritet kështu në Torino në ditët e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore e për të vënë firmën mbi kontratën që do ta lidhë me Juventus deri në 2024. Telegraaf, në vecanti, tregon pastaj detajet e orëve të fundit të përjetuara nga 19 vjecari, që është lajmëruar nga një telefonatë rreth orës 16 të një dite më parë, për akordin e arritur me klubeve.

Për këtë lojtari nuk është nisur me Ajax për grumbullimin në Austria:ajo që ishte thjesht një e dhënë, tani është bërë komunikim zyrtar nga ana e klubit hollandez që ka justifikuar mungesën e grumbullimit me një "transferim të mundshëm" të lojtarit. De Ligt, shkruan në fund e përditshmja hollandeze, ka zgjedhur Juventus për të mësuar "artin e mbrojtjes" nga shokë si Chiellini e Bonucci, përvec se të luajë për të fituar Champions League bashkë me Cristiano Ronaldo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI