Flash

Rekordmeni i golave me kokë në Premier League i jep lamtumirën futbollit: “Më dha gjithçka”

Lapsi.al 12 July 2019
Rekordmeni i golave me kokë në Premier League i jep lamtumirën
Një gjatosh 2,01 metra, cuditërisht gati më i fortë me këmbë se me kokë. Ky ishte Peter Crouch, që në moshën 38 vjecare e pas 21 vjetësh si profesionist ka njoftuar përmes Daily Mail se është koha të tërhiqet. “Futbolli më ka dhënë gjithcka”, ka shkruar sulmuesi i lindur në Macclesfield. Nuk ka qenë një jashtëtokësor, Crouch. Gjatësia e bënte të limituar në lëvizje, por në realitet ishte i pajisur me një teknikë fine. 11 fanellat e veshura në Premier League. I rritur tek Tottenham, sulmuesi ka luajtur për QPR, Portsmouth, Aston Villa, Norwich City, Southampton, Liverpool, Tottenham, Stoke City e Burnley. Ka shënuar 108 gola në 468 ndeshje në Premier, 53 nga të cilat me kokë (rekord), por kishte avantazhin e fizikut në topat e lartë që e ndihmonin jo pak. Nuk kishte vazhdimësi, nuk ishte një makineri golash, por ishte i aftë të realizonte disa gola vërtetë shumë të bukur (në vecanti rovjeshata fituese kundër Galatasaray). Ka fituar me Liverpool një FA Cup e një Community Shield e ka humbur një finale Champions League kundër Milan. Shumë më produktiv me Kombëtaren e Tre Luanëve: 22 gola në 42 ndeshje. I famshëm për kërcimin “robot dance”, festimi i Crouch pas një goli të shënuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI