Flash

Barcellona rrëmben Griezmann, klauzolë prej 800 milionë: Atletico lajmëron luftë...

Lapsi.al 12 July 2019
Barcellona rrëmben Griezmann, klauzolë prej 800 milionë: Atletico

Antoine Griezmann është një lojtar i Barcelonës. Avokati i lojtarit ka mbërritur në selinë e La Liga për të paguar klauzolën e zgjidhjes së kontratës me Atletico Madrid: 120 milionë euro. Sulmuesi francez, pasi është liruar nga akordi me Colchoneros, pas vizitave mjekësore do të firmosë kontratën me klubin katalanas. Akordi është për 5 vjet, deri në 2024, me klauzolën e zgjidhjes fiksuar në 800 milionë euro.

Për të katërtën herë që nga 1985, kur Liga aplikoi këtë mundësi, Barcellona ka paguar një klauzolë të zgjidhjes së kontratës për të mbyllur një tratativë merkato. Më parë, klubi katalanas e kishte përdorur këtë variant për të sjellë në Camp Nou Rivaldo, Keita e Lenglet. Barcellona do të grumbullohet nën udhëheqjen e Valverde të dielën e nuk përjashtohet që edhe Griezmann, të bashkohet me pjesën tjetër të grupit përpara se ti prezantohet shtypit. Sipas informacioneve, konferenca e shtypit duhet të fiksohet të dielën në orën 18.

Liga ka vlerësuar pagesën e klauzolës e 28 vjecari francez do të nënshkruajë një kontratë 5 vjecare, duke u bërë pjesë e tridhëmbëshit me Messi e Suarez. Barcellona tregohet më e kujdeshme se Atletico dhe aplikon për lojtarin klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 800 milionë euro.

PËRGJIGJIA E ATLETICO: "120 MILIONË NUK MJAFTOJNË"

Atletico Madrid premton betejë dhe e bën përmes një komunikate zyrtare në lidhje me zgjidhjen e kontratës së Antoine Griezmann e njoftimin për transferimin e Barcellona. Për Colchoneros, 120 milionë të paguara nga avokati i lojtarit, i mbështetur nga klubi katalanas, nuk mjaftojnë për të aktivizuar klauzolën që në korrik u ul nga 200 në 120 milionë.

"Atletico Madrid e konsideron shumën e depozituar të pamjaftueshme për të nisur klauzolën e zgjidhjes, duke qenë se akordi mes lojtarit e  Barcellona i takon përpara ditës kur kluzola kaloi nga 200 milionë në 120. Përvec kësaj, lajmërimi i Griezmann për lamtumirën nga Atletico (14 maj) është përpara ditës në të cilën klauzola u modifikua. Atletico konsideron se mbyllja e kontratës ka ndodhur përpara fundit të sezonit të kaluar për shkak të eventeve, akteve e  demostrimeve të bëra nga lojtari. Për këtë arsye klubi ka nisur procedimet në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të tij".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI